A është SHBA pro shkëmbimit të territoreve? Ja si përgjigjet Haradinaj

Ramush Haradinaj është përballë gazetarëve teksa po flet në Open në Top Channel edhe për çështjen e shumë përfolur për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi.

Haradinaj më herët tha se padia e Ramës është një akt i turpshëm ndaj një personi që ka mbrojtur Kosovën nga ndarja.

Ishte gazetari Enton Abilekaj që e pyeti nësa SHBA ka qenë pro kësaj ideje dhe Ramush Haradinaj tha SHBA nuk ka qenë kurrë për ndarjen.

SHBA ska qenë kurrë pro ndarjes së Kosovës. Në qëndrimet e saj SHBA thotë se ju lamë juve pak hapur për të dialoguar, por nuk ka qenë asnjëherë pro ndarjes- tha Haradinaj.