Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, e ka mbajtur një ligjëratë të shkruar në FB për rolin e shërbyesve civilë në Qeveri. Në fakt, ka treguar se shërbyesit civilë duhet të veprojnë dhe nënshtrohen vetëm ashtu siç thotë dhe merr vendime politika.

“Nuk behet kjo pune keshtu. Te gjithe pjestaret e administrates duhet ta kuptojne se nuk jane aty per te marrur vendime, por jane thjesht kapacitete administruese per vendime e politika”, ka shkruar Zogiani.

“Prandaj, une personalisht mendoj se perfshierja kaq e vrullshme e ketyre sherbyeseve te larte civil ne nje debat rreth nje projekti, eshte nje arsye per te dyshuar ne paanshmerine e ketyre zyrtareve gjate ushtrimit te detyrës”, ka shkruar më tej Zogiani.

Reagimi i tij erdhi pasi Ministri i ri Infrastrukturës është përfshirë në një debat me Sekretarin e Ministrisë dhe Shefen e Prokurimit nëse duhet apo jo të anulohet një tender për ndërtimin e autostradës për Gjilan.

Ministri po kërkon anulimin e tenderit e dy zyrtarët e stafit civilë po kundërshtojnë një vendim të tillë.

Zëvendësministri i Infrastrukturës po e çuan këtë veprim të zyrtarëve civilë si “çudi të madhe”.

“Nje projekt ne infrastrukture para se gjithash buron nga vendim-marresit politik. Zbatimi i tij eshte çeshtje e administrates. Siç meret vendim per inicimin e projekteve te rendesishme nga niveli politik, po nga niveli politik mund te vendoset qe te anulohet nje projekt. Kjo eshte duke ndodhur ne Ministrine e Infrastruktures… Mirepo, ne lidhje me projektin tashme te famshem 110 milionesh rreth nje autostrade, po ndodhe nje çudi e madhe qe, per mendimin tim, nxer dyshime serioze mbi paanshmerine e administrates ne kete Ministri”, ka shtuar ai.

Megjithatë, duket se zëvendësministri i ri ka harruar se stafi civil, respektivisht shërbyesit civilë janë pjesë e veçantë e ligjit për shërbyesit shtetëror të administratës. Dhe ndërhyrjet politik në punët e stafëve civile janë të ndaluara me ligj.

Mosndërhyrjet politike ndaj shërbyesve civilë e parasheh edhe Ligji numër 03/L-149 për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës.

Neni 5 mbi parimet themelore të shërbimit civil, thekson qartë se nëpunësit civilë ushtrojnë të gjitha detyrat në bazë të Kushtetutës, instrumenteve të aplikueshme ndërkombëtare si dhe legjislacionit në fuqi.

Ndërkaq neni 1.2. Jodiskriminimi – thekson se nuk lejohet kurrfarë diskriminimi i drejtpërdrejtë apo i tërthortë në bazë tëracës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal. /Ballkani.info/