A është përjashtuar nga partia Kadaj-Bujupi, flet Daut Haradinaj

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, në Interaktiv të KTV-së ka thënë se nga 3 qershori, kur ishte votuar Qeveria Hoti, është përjashtuar nga pjesëmarrja në diskutimet në parti. Periskopi ka pyetur Daut Haradinajn lidhur me këtë deklaratë…

“E di që deputetë të caktuar e kanë kundërshtuar vazhdimisht këtë qëndrim, e di që kanë qenë të gjithë unik dhe unanimisht në përkrahje të deputetes Bogujevci dhe sigurisht në përkrahje të familjarëve të cilët janë lënduar në atë debat. Mirëpo a është kërkuar zyrtarisht nga krerët e subjektit shkarkimi i tij, reciprokisht a ka pas biseda ndërmjet krerëve të LDK-së dhe Aleancës, nuk e di”, ka thënë Kadaj-Bujupi. “Unë prej datës 3 qershor, kur është votuar Qeveri, nuk kam qenë e ftuar në takimet brenda subjektit politik, brenda Aleancës, pra në njëfarë forme jam përjashtuar nga vendimmarrja dhe diskutimet në të gjitha instancat prandaj kam mungesë të informatave se çfarë ndodhë brenda dhe jam e kufizuar që të jap informata nga brenda sepse nuk i di”, tha ajo në Interaktiv të KTV-së.

Periskopi ka pyetur Daut Haradinajn lidhur me këtë deklaratë të Kadaj-Bujupit dhe ai ka thënë se ‘nuk ka vërejtur ndonjë mungesë të deputetes”.

“Ne cilesinë e shefit te grupit mundem me ju siguru që s’e kom asnjë mungesë apo vërejtje për deputeten Kadaj”, ka thënë Haradinaj