A është normale të bëni seks çdo ditë?
Përgjigja duket të jetë pak më ndryshe sesa që e keni menduar.
Seksi është një prej liruesve të stresit më të mirë që rregullon disponimin menjëherë, dhe po, është normale që të bëni seks çdo ditë.
Ka faza në jetë ku do të bëni seks më shumë, për shembull në fazat e hershme të lidhjes ose të martesës, çiftet shpesh bëjnë seks deri në tre-katër herë në ditë. Kjo mund të ndodhi edhe tek çiftet që duan të bëjnë fëmijë.
Gjithashtu edhe personat që nuk kanë një partner ose ata thjeshtë nuk janë në dispozicionin e tyre kur ata duan seks, është normale që ata të kënaqin nevojat e tyre me masturbim.
Nuk ka rëndësi se sa bëni seks, për sa kohë që mbroheni nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe shtatzënia e padëshirueshme.
Seksi i rregullt ka shumë dobi, ndër to janë:
- Libido më e fortë
- Rritja e lubrifikimit vagjinal
- Kontroll më i mirë i fshikëzës
- Sistem imunitar më të fortë
- Humbje e peshës së tepërt
- Stabilizim i tensionit të gjakut
- Ulje e rrezikut të sëmundjeve të zemrës
- Ulje e rrezikut të prostatës
- Përmirësim i gjumit
- Kujtesë më e mirë
- Tolerancë me e madhe në dhimbje
- Lirim i stresit