Në një sondazh të publikuar në Facebook nga gazetari Berat Buzhala, ku qytetarët duhej të shprehnin mbështetjen për kandidatin e preferuar për kryetar të Lipjanit mes Shukri Bujes (PDK) dhe Imri Ahmetit (LDK), janë vërejtur ndërhyrje të dyshimta me profile të rreme.
Nga publikimi i votave, bie në sy se një pjesë e konsiderueshme e llogarive që kanë votuar për Imri Ahmetin i përkasin përdoruesve me emra dhe origjinë nga vende të tilla si Kina dhe Tajlanda – gjë që ka ngritur dyshime serioze për autenticitetin e sondazhit.

Megjithatë, pavarësisht këtyre profileve të dyshimta, Ahmeti ka arritur të marrë vetëm rreth 500 vota më shumë se Shukri Buja në sondazhin e Buzhalës.

Ky zhvillim është interpretuar nga shumë qytetarë si shenjë e panikut të madh brenda ekipit të Ahmetit, përballë mundësisë reale të humbjes së tij nga Shukri Buja në zgjedhjet e 12 tetorit.
LDK dhe Imri Ahmeti ende nuk kanë dhënë ndonjë koment për këto pretendime.







