A është kjo fotografi provë e ekzistencës së jetës në Mars?

NASA vazhdimisht po publikon pamje të planetit Mars, në kuadër të projektit të fundit të agjencisë hapësinore amerikane.

Megjithatë, një adhurues yjesh duket i bindur se ka gjetur prova që vërtetojnë dyshimin e tij për ekzistencën jetësore në planetin e kuq.

Steve Martin tha se ka shpenzuar orë të tëra nëpër fotografitë e NASA-s përpara se të arrinte tek ky konkludim.

Ai çuditerisht pretendon të besojë se një qenie jashtëtokësore po vendoste kokën prapa një shkëmbi, e që sipas tij ngjason me një pinguin Humboldt.

Pinguinët e këtij lloji gjenden zakonisht në Amerikën Jugore dhe në brigjet e Kilit dhe Perusë.

Megjithatë, agjencia hapësinore ende nuk ka dhënë ndonjë përgjigje në lidhje me këtë.