A është kjo foto e Mozzikut nga jahti për të cilin po ‘akuzohen’ se nuk kanë paguar? (FOTO)

Duket se Loredana Zefi po kalon momentet më të vështira në jetën e saj.

Ditët e fundit Loredan Zefi ka qenë në qendër të mediave për akuzat e çiftit zvicëran.

Gazeta zvicërane ’20 min’ shkruan se Loredana ka pranuar edhe një akuzë nga një kompani me qira, prej të cilëve ajo ka marrë 1000 franga, përcjell Ballkani.info.

Gazeta thekson se në vitin 2017 këngëtarja nën shoqërimin e bashkëshortit të saj Mozzik ishte paraqitur tek një kompani anijesh me emrin e Ana Landmann, ku i kishte kërkuar jahtën për lundrim në Liqenin ‘Neuchâtel‘, duke thënë se parat i japim pas kthimit të jahtës.

Në rrjetin social të Instagram, tek Loredana nuk ka ndonjë postim nga ndonjë jaht në vitin 2017, kurse tek profili i Mozzik-ut, ai kishte postuar një foto ku shihet në një anije, ndërsa lokacionin e ka shkruar në Luzern të Zvicrës.

Sipas rrëfimit në gazetën zvicerane, Loredana dhe Mozzik, pas tre orë e gjysmë ishin kthyer.

Kur kompania me qira e anijeve donte t’u merrte para për benzinë të dy deklaronin se duhej të shkonin të merrnin para me vete sepse nuk kishin dhe nuk ishin kthyer më aty.

Pronari kishte vendosur të pyeste avokatin Valentin Landmanin të ia kthenin paratë, ai i kishte treguar se i është keqpërdorur emri.

Emri i pronarit ka mbetur anonim nga media.