Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pritet që nesër të udhëtojë për në Amerikë.
Burime të sigurta të Ballkani.info kanë thënë se kryeministri nesër do të udhëtojë për SHBA, por nuk kanë dhënë detaje se cila është agjenda e tij atje.
Këto burime nuk kanë pranuar të thonë nëse Haradinaj në SHBA shkon për shkak të taksës ndaj mallrave serbe e boshnjake.
“Kjo mund të konsiderohet fitore për Haradinajn, pasi që më herët ishte thënë se atij i ishte refuzuar vizar amerikane për shkak që këmbënguli që mos të hiqet taksa. Detaje tjera tash për tash nuk ka”, kanë thënë këto burime për Ballkani.info.
As zyra e kryeministrit nuk ka dhënë detaje.
Ballkani.info do të tentojë që në vazhdim të sjellë detaje nga kjo vizitë. /Ballkani.info/







