A është fshirë Blero komplet nga jeta e Teuta Krasniqit?

Lidhja e tyre dhe më pas martesa e prindërimi, bënë mjaftë bujë, u folen e përfolën sa të duash për një kohë të gjatë

Aktorja e njohur Teuta Krasniqi dhe këngëtari Blerim Muharremi-Blero, kishin një lidhje dhe martesë plotësisht të vëzhguar nga mediat.

Edhe ndarja e tyre bëri bujë të jashtëzakonshme. Siç ndodh rëndom, gjerat e këqija përfliten e komentohen përherë më shumë, shkruan “Kosovarja”.

Siç kuptojmë, mes ish çiftit nuk ka ndonjë kontakt, ata nuk ndiqen në rrjete sociale dhe nuk kanë mbetur shokë, siç synohet shpesh në botën e të njohurve.

Pra, e shkruar e harruar!