Futbollisti i Kombëtares së Spanjës, Lamine Yamal pas fitores ndaj Benficas me Barcelonën në Champions League ka treguar nëse është duke agjëruar gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Lamine Yamal u pa duke bërë iftar gjatë ndeshjes, kur gjyqtari i dha pak minuta pauzë.
Pas ndeshjes, gazetarët e pyetën nëse vërtetë është duke agjëruar dhe sa mund të ndikojë kjo në paraqitjet e tij.
“Po, kjo ka të bëjë me besimin tim. Unë kujdesem shumë për fenë time, agjërimi nuk më ka penguar kurrë në performancën time”, u shpreh Lamine Yamal.
Ylli spanjoll mbrëmë bëri një asist dhe shënoi një supergol pikërisht në kohën sa ishte duke agjëruar./







