Kusari-Lila

A është caktuar data e zgjedhjeve në takim me PDK? – Ja çfarë ka thënë Kurti

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka folur rreth takimit të kryeministrit Albin Kurti me liderin e PDK-së, Memli Krasniqi si dhe për refuzimin e dy partive të tjera, LDK dhe AAK për të marrë pjesë në këtë takim.

E pyetur se a është caktuar data e zgjedhjeve në takim me PDK, Kusari-Lila ka thënë se Kurti ka qenë në dijeni se partitë në takim do të flisnin për këtë, por sipas saj, kryeministri ka thënë se për datën e zgjedhjeve nuk mund të flitet vetëm me një parti opozitare.

@ballkani.info A jeni tutë që PDK po iu hedh naj sen në ushqim? – Kusari jep detaje për darkën me PDK, tregon a hangren mish #albinkurti #memlikrasniqi #pdk #lvv #zgjedhjet #darka ♬ original sound – Ballkani.info

Tutje Kusari-Lila në emisionin “DPT te Fidani” ka thënë se edhe pas refuzimit, Kurti i ka ftuar sërish në takim krerët e LDK-së dhe AAK-së, por që sipas saj, ata e kanë refuzuar edhe takimin e dytë.

“Kryeministri ka thënë po por për datë të zgjedhjeve nuk mundet me u diskutu vetëm me një parti të opozitës, nëse ka dakordim të përbashkët edhe të LDK-së edhe AAK-së, atëherë ne e caktojmë datën bashkë. Por, përkundër që është refuzuar edhe prej LDK-së edhe prej AAK-së, ka ba edhe një përpjekje, për te dy kryetarët e partive edhe prapë ka pasur refuzim”, ka thënë Kusari.

Kusari-Lila ka thënë se takimi i thirrur nga Kurti ka qenë për shkak të ngërçit të krijuar në Kuvend.

“Së pari, kryeministri e ka ftuar me dakordim të përbashkët për me e trajtu bllokimin qe e kemi pasur në Kuvend. Nuk ka pasur dakordsi në Kuvend, PDK-ja nuk i ka sjell fare deputetët, këta të tjerët, me gjithë respektin AAK-ja kur ka thënë i që i sjell ka sjell, por total me AAK-në e LDK-në nuk u bejshin 80. Sikur të ishte e zgjedhur kjo çështje në Kuvend do të ishte zgjedhur por nuk ka pasur sukses. Kryeministri kur e kanë përmend u ka thënë që jemi të vetëdijshëm që jemi në fund të mandatit, edhe mundemi me e diskutu sezonin, d.m.th është çështje muajsh. Propozimi i PDK-së ka qenë jo, kanë thënë që duhet të shkojmë në zgjedhje më së largu deri në fund të qershorit ose ne fillim të korrikut”, ka thënë ajo. /Ballkani.info/