A e refuzuan Gecët, Avdullah Hotin në Skenderaj? A po ia kthejnë shpinën atij familja e madhe…

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti e ka vazhduar fushatën zgjedhore në Skenderaj.

“Në degën e shtëpisë sonë politike në Skenderaj! Po, gati dhe të mobilizuar, ishte epilogu i takimit me strukturat dhe anëtarët e degës tonë për fitoren e LDK-së, e cila përpos që ishte përgjegjëse për bërjen e shtetit, e tillë mbetet edhe për mbrojtjen dhe zhvillimin e tij”, ka thënë Hoti.

Mirëpo, ajo që është interesante ka të bëjë me faktin se në këtë takim më Skenderaj, nuk janë parë fare anëtarët e familjes Geci nga Llausha, një familje e madhe dhe me ndikim, shkruan Ballkani.info.

Aty nuk është parë as Marigona Geci, ishte deputete e LDK-së në legjislaturën e kaluar dhe vajza e Gani Gecit.

A po ia kthejnë Gecët, shpinën Avdullah Hotit? /Ballkani.info/