“A e pin barin si burri jot?”, habit me përgjigjen partnerja e Stresit

Partnerja e reperit të njohur Stresi i përgjigjet shpesh pyetjeve të ndjekësve të saj në rrjete sociale.

Këtë herë Keisi është pyetur nëse ajo konsumon hashash si bashkëshorti i saj Stresi. “Ti pin at barin njëjtë sikur burri jot apo jo?”

Bukuroshja duket se nuk ka nguruar t’i përgjigjet kësaj pyetje: “Jo unë nuk kam prekur kurrë as bar as cigare, por në Kanada është legale bari dhe këtu i sheh të gjithë me të, kështu që burri im s’do duket si i vetmi se dhe në Shqipëri e pijnë, thjesht se publikojnë”,-ka thënë ajo.

Më herët ajo është shprehur se lirimi i Stresit nga burgu do të ndodhte shumë shpejt.