A e ngacmojnë futbollistët shqiptarë? Ja çka thotë gazetarja e sportit

Thuhet se moderatorja Lei Kraja është njëra prej atyre që ng acmohet më së shumti nga futbollistët.

Ajo konsiderohet si një ndër femrat më të bukura të ekranit shqiptar dhe shumë e përfolur në mediat rozë.

Behet fjalë për moderatoren Leila Kraja e cila së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Mes Yjesh” nga Xhesi Muçaj.

Ajo është konsideruar si gazetarja e sportit më e ngacmuar nga futbollistët shqiptarë, por Leila e mohoi këtë duke u shprehur se futbollistët para ndeshjes janë shumë të emocionuar, kanë stres dhe nuk e kanë aspak mendjen për femra.

Xhesi Muçaj: Ti je konsideruar si femra që nga cmohet më së shumti nga futbollistët shqiptarë.

Leila Kraja: Nuk e di, ku janë këta futbollista? Jo nuk është se më ngacmojnë. Njerëzit nuk e kuptojnë që para një ndeshje, futbollistët nuk e kanë fare mendjen për të ngacmuar, kanë emocione dhe streset e veta. Nuk e kanë mendjen tek femrat, e kanë mendjen tek fusha lojës sepse është një presion shumë i lartë, ndërsa mbrapa lojës nuk mbajm përgjegjësi (qesh).