A e keni dëgjuar këngën që Antonela Berishaj ka lansuar gati një dekadë më parë?

Në rrjete sociale po qarkullon një këngë, që Antonela Berishaj ka lansuar kohë më parë.

Kënga titullohet “Koha kalon”, dhe është e qasshme në Youtube. Ishte ky një detaj që konkurrentja e “Për’puthen”, nuk kishte bërë të ditur më parë.

Teksa shumë nga konkurrentët hynë dhe dolën nga emisioni i dashurisë, ajo kishte provuar veten në muzikë kohë më parë.

Deri më tani ajo nuk ka bërë të ditur nëse planifikon t’i rikthehet muzikës me këngë të reja.