Debat

A e keni dëgju najherë Kurtin tu folë për UÇK-në?- Debat mes Jasharajt e Syles

Gazetari Valon Syla dhe panelisti Durim Jasharaj kanë zhvilluar një debat sa i përket ekzistimit të kontradiktës UÇK dhe anti-UÇK.

Jasharaj insistonte që nuk ekziston kontradiktë e tillë, ndërsa Syla vazhdoi duke ia përmendur disa raste ku kryeministri i Kosovës dhe presidentja Vjosa Osmani nuk e kanë përmendur UÇK.

“A e kemi dëgju Kurtin tu fol serbisht për Ivanoviqin tu e bo një mini-hero? A e kemi dëgju Kurtin najherë si kryeministër I Kosovës duke fol për UÇK-në? Jo.

Presidentja e Kosovës e fshin fjalën UÇK nga fjalimi, nga kritika e madhe e publikut pas 3 viteve ja ka nis me përmend nga pak, ka fundi I fjalimit.

Nëse ty kjo nuk tu doket anti-UÇK, atëherë je i ngarkuar objektivisht”, i thotë Syla.