Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),Hykmete Bajrami  ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Murati në seancën e Kuvendit ka thënë se përveç autostradës, as qeveritë e tjera nuk kanë bërë investime kapitale.

Bajrami iu është kundërpëgjigjur ministrit Murati duke i thënë “ A e kena çu autostradën te shtëpia’, raporton Ballkani.info.

“Qysh me përjashtu autostradën? A e kena çu autostradën te shtëpia. Qysh munesh me thanë përjashtone autostradën, e ju mbeten investime kapitale 200 milionë. A e di ku ke ngel? Te Ura e Badocit 34 metra, kush është duke të penguar. Me gjasa ka pasur kontrabandë po thu, inflacionin e kësaj qeverie po e paraqet si luftë kundër kontrabandës a? Asnjëri nuk e përmendët ngritjen e çmimeve. A e di që ke ardhë në pushtet tu premtu që ke me i liru faturat e rrymës. Keni dështu, nuk mundesh sot me shit propagandë, për secilin argument qëndroj 24 orë në foltore me referenca, të demantoj”, ka thënë ish-ministrja e Financave.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami e ka sfiduar ministrin e Financave, Hekuran Muratin nga foltorja e Kuvendit duke i thënë se “Për secilin argument që e thu, qëndroj 24 orë në foltore me referenca e dokumente tua e të demantoj, por mjaftë propagandë”./Ballkani.info/