A e ka kaluar Nisma pragun zgjedhor pas numërimit të votave me postë?

Pas numërimit të votave me postë dilemë mbetet kalimi i pragut nga Nisma Socialdemokrate.

Kur janë numëruar mbi 13.000 vota me postë, sot pritet të numërohen edhe 24 mija vota me kusht dhe 4.000 vota nga Serbia.

Njohësi i procesit zgjedhor, Blerim Vela ka shkruar se Nisma ende është nënpragun zgjedhor.

Madje, vetëm 70 vota i duhen koalicionit NISMA-AKR-PD për ta kaluar pragun zgjedhor.

“Nisma eshte poshte pragut prej 5% per vetem 81 vota. Mbeten me u verifiku dhe numeru votat me kusht (24 mije) dhe votat nga Serbia (mbi 4 mije). UPDATE: Nisma eshte poshte pragut prej 5% per vetem 70 vota.”, ka shkruar Vela në Facebook.

Sot pritet të vazhdohet numërimi i votave të mbetura dhe nuk dihet nëse do të ketë rinumërim në disa qendra të votimit. /Ballkani.info/

loading…