A e harroi ministrja Gërvalla flamurin e Amerikës?

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në llogarinë zyrtare në “facebook”, ka publikuar fotografitë nga takimet e sotme që Matthew Palmer bashkë me Miroslav Lajcak kanë pasur me udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Të gjitha fotografitë e publikuara në faqen e ambasadës janë nga takimet brenda, përveç asaj të kryediplomates Donika Gërvalla. Fotografinë e takimit me Gervallën e kanë publikuar të realizuar jashtë meqë aty kishte flamur amerikan, për dallim nga tryeza brenda, ku shihet vetëm flamuri i Bashkimit Evropian, ani pse në tryezë është edhe përfaqësuesi amerikan, Matt Palmer.

Megjithatë nuk dihet pse ka ndodhur një gjë e tillë. Gazeta Express ka dërguar pyetje në adresë të ministres Gërvalla, se pse s’ka pasur flamur brenda në tryezën e takimit,  por kjo e fundit nuk s’ka kthyer ndonjë përgjigje.

Në faqen zyrtare të MPJ’së në “twitter” janë publikuar të dy fotografitë, njëra jashtë ku shihet flamuri amerikan, dhe foto tjetër brenda ku shihet vetëm flamuri i Bashkimit Evropian.

Zëvendës Ndihmësi i Sekretarit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer dhe Përfaqësuesi Special i BE’së, Miroslav Lajçak, gjatë ditës janë takuar me liderët e shtetit të Kosovës. Palmer dhe Lajçak takuan edhe presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimin.