A e dini se po t’i përdorni këto ushqime, e “digjni” partnerin në shtrat?

Sipas mjekes Laurie Steelsmith, autore e librit “Great Sex, Naturally” (Seks i mrekullueshëm, natyrshëm), keto 5 lloje ushqimesh na duhen për një dëshirë se ksuale më të madhe.

Shega

Nëse Vi agra do të ishte frut, do të ishte shegë. “Shega ndihmon venat e gj akut dhe qarkullimin, si tek meshkujt, ashtu edhe tek femrat. Kjo do të thotë një qarkullim gja ku më i mirë te or ganet se ksuale dhe rrjedhimisht, or gazma më të kënaqshme”, tregon Dr. Steelsmith.

Brokoli

Ky perim është një rregullues i shkëlqyer i estrogjenit. Një nivel i lartë estrogjeni do të thotë një libido e fortë, sipas doktoreshës.

Farat e kungullit

Nëse nuk i preferoni, gjeni një mënyrë për t’i konsumuar pasi rregullojnë gjërat poshtë çarçafit. “Përmbajnë L-triptofan, një prekursor i serotoninës, një neuropërçues i rëndësishëm që ndikon në shëndetin se ksual”, shprehet Steelsmith.

Boronicë

Janë të pasura me një sheqer të quajtur D-manozë, që mbron muret e venave të gj akut në organet se ksuale. Gjithashtu, ndihmojnë në parandalimin e infeksionit në rrugët urinare, që ulin li bido tej mase.

Çokollatë

“Është një nga ushqimet më afrodiziake që ekzistojnë. Përmban PEA (fenetilaminë) që është një përbërës që çlirohet kur bie në dashuri dhe truri e përdor kur arrini në or gazëm. Vetëm sigurohuni që ta hani të zezë, pasi ajo me qumësht ka më pak PEA”, sqaron Steelsmith.