Shëndeti

A e dini se çfarë i ndodh trupit tuaj kur hani çokollatë?

Përfitimet e çokollatës së zezë fillojnë menjëherë pas marrjes së kafshimit të parë dhe vazhdojnë dhe pas një periudhe dy-orëshe pas konsumit. Këto përfitime pas kafshimi të parë janë si rrjedhim i kimikateve të trurit, të cilat rriten kur hani çokollatë.

Pasi kakao përthithet nga gjaku kthehet në kënaqësi dhe energji pozitive për trupin. Çokollata ka feniletilaminën, një përbërës i quajtur ndryshe”droga e dashurisë”, sepse krijon një reagim në tru të ngjashme me të qenit në dashuri.

Çokollata ka përfitime afatgjata. Përfitimet e shumta shëndetësore përfshijnë , uljen e sheqerit në gjak dhe uljen e nivelit të kolesterolit.

1. Çokollata mbron nga hemoragjia cerebrale.

Nga një studim suedez i vitit 2011, rezultoi se femrat që konsumojnë më shumë se 45 gramë çokollatë në javë kanë 20% më pak mundësi të preken nga hemorragjia cerebrale sesa femrat që konsumojnë më pak se 9 gramë çokollatë.

2. Çokollata përmirëson funksionimin e zemrës

Një nga arsyet përse çokollata e zezë është veçanërisht e shëndetshme për zemrën është aftësia e saj për të luftuar inflamacionin. Kjo redukton dhe rreziqet kardiovaskulare.

3. Çokollata lufton diabetin Nga një studim italian i vitit 2005, rezultoi se ngrënia e rregullt e çokollatës rrit prodhimin e insulinës, duke reduktuar kështu rrezikun e diabetit.

4. Çokollata mbron lëkurënHarrojini ato që keni dëgjuar se çokollata ju shkakton akne. Çokollata e zezë në fakt ju bën mirë për lëkurën. Antioksidantët flavonoidë që gjenden te çokollata e zezë, ju ofrojnë mbrojtje nga rrezet ultravioletë të diellit. Por kjo nuk do të thotë se duhet të hiqni dorë nga kremi mbrojtës.