Shenja e trafikut

A e dini se çfarë do të thotë kjo shenjë e trafikut?

Shenja të trafikut të cilat shoferët nuk kanë pasur rastin t’i shohin mund t’u shkaktojnë goxha kokëçarje gjatë udhëtimit me automjet.

Një ndër këto shenja të cilat i mundojnë shoferët është edhe shenja e trafikut me shigjetë ngjyrë portokalli në bazë të bardhë me rreth të zi e cila mund të gjendet në Gjermani.

Kjo shenjë do të mund të korrespondonte me shenjën vendore e cila është e njohur si shenjë e devijimit.

Megjithatë, në vend të asaj shenje, e cila kërkon shprehimisht një shmangie nga rruga e caktuar, zakonisht për shkak të punimeve, kjo shenjë gjermane paraqet vetëm një sugjerim.

Shenja e komunikacionit me shigjetë të portokalltë vendoset në dalje të autostradave pranë tabelave rrugore për vende të caktuara dhe i sugjeron rrugët alternative në të cilat potencialisht ka më pak tollovi trafiku.

Kjo shenjë e riorientimit është shënuar në mënyrë diagonale e vizatuar me shigjetë të portokalltë.

Kjo shenjë trafiku nuk mund të shihet kudo, sepse kërkon rrjet të dendur mjaftueshëm të rrugëve. Pra mund të shihet shpesh në rrugët në zonat e qytetit Rajna-Rur.