A e dini sa persona kanë vdekur dhe sa kanë lindur në Kosovë në vitin 2021?

Në uebfaqen e Agjencisë së Statistikave të Kosovës janë të publikuara statistikat e lindjeve dhe vdekjeve për vitin 2021. Ndërsa për këtë vit janë janë të publikuara vetëm statistikat e muajit janar.

Siç bëhet e ditur nga ASK sa i përket vdekjeve në Kosovë dhe jashtë Kosovës, në janar të këtij viti janë regjistruar 997 raste, prej tyre meshkuj 516 dhe femra 481 raste.

Ndërsa gjatë tërë vitit 2021 në Kosovë kanë vdekur 14 mijë e 333 persona. Nga kjo shifër 6 mijë e 431 janë femra dhe 7 mijë e 902 janë meshkuj.

Në vitin 2021 kanë lindur gjithësejt 28 mijë e 546 foshnje.

ASK ka bërë të ditur se në vitin 2020 janë regjistruar 28 674 lindje (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej këtyre lindjeve të regjistruara, 21 907 kanë ndodhur brenda territorit të Kosovës, nga të cilat 11 340 ishin meshkuj ose 51.8%, dhe 10 567 ishin femra ose 48.2%.

Në vitin 2020 janë regjistruar gjithsej 14 514 raste të vdekjeve (brenda dhe jashtë Kosovës). Prej tyre, 12 987 vdekje kanë ndodhur në Kosovë, nga të cilat 7 222 ose 55.6% të rasteve ishin meshkuj dhe 5 765 ose 44.4% të rasteve ishin femra.