Taska 100% e vendosur ndaj Serbisë nga Qeveria e Republikës së Kosovës po vazhdon tash e disa muaj.
Bile një pjesëtar i AAK-së po mendon që kjo duhet të vazhdojë tutje.
Kryetari i degës së AAK-së në Suharekë, Bali Muharremaj që njëherit është duke udhëhequr me këtë komunë, për Ballkani.info ka deklaruar se taksa duhet të mbetet edhe më tutje, pasi sipas Muharremajt ky vendim po e ruan shtetësinë e Kosovës.
“Personalisht jam pro vazhdimit të taksës ndaj Serbisë deri në njohje dhe e mbështes vendosmërinë e Kryeministrit Ramush Haradinaj” ka shtuar Muharremaj.
Ndërkaq se a janë duke u prishur raportet mes Kosovës e SHBA-së, për shkak të taksës Muharremaj tha se Amerika as në këtë rast e as kurdoherë nuk e ka kursyer përkrahjen e saj për popullin tonë.
“Angazhimi i Amerikës në shumë dimensione, është serioz dhe i sinqertë në raport me ne, ashtu siç ne e ruajmë respektin dhe mirënjohjen përgjithmonë për ndihmën nga ana e saj” shtoi kryetari i Suharekës.
Rikujtojmë që shumë diplomatë e liderë botërorë kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të tërhiqet taksa ndaj Serbisë në të kundërtën kjo do ti prishe raportet mes SHBA-së e Kosovës, pavarësisht kësaj kryeministri Ramush Haradinaj nuk ka ndërruar mendje. /Ballkani.info







