“A doni hala?!” – reagimi i Tërmkollit pas aktakuzave ndaj Thaçit dhe Veselit

Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka reaguar pas ngritjes së aktakuave ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

“A doni hala?!” titullohet shkrimi i Tërmkollit, teksa thotë se Evropa e Serbia ashtu si edhe politikanë të caktuar të Kosovës duken të kënaqur me dështimin e takimit në ëashington.

Tutje, ajo shkruan se Serbia kurrë më e fortë se tani, Kosova kurrë më e dobët se tani, më e copëtuar politikisht e moralisht! A doni hala?!

Shkrimi i plotë:

A doni hala?!

Evropa e Serbia ashtu si edhe politikanë të caktuar të Kosovës duken të kënaqur me dështimin e takimit në Washington. Pa hyrë në kompetencat e Gjykatës Speciale, por është trishtues gëzimi për triumfin e Serbisë e Vuçiqit, për dështimin e këtij takimi.

Ndërsa ne, me vite bëhemi copa për një grimë pushtet në një shtet ende të papërmbushur, shajmë, fyejmë e akuzojmë njëri tjetrin kush e kush është më “tradhtar” e kush e kush më “patriot” se tjetri. Këtu kemi rënë si shtet.

Serbia kurrë më e fortë se tani, Kosova kurrë më e dobët se tani, më e copëtuar politikisht e moralisht! A doni hala?!