A do vazhdojë me qendrim neutral, pas votës-abstenim, çfarë thotë Abdixhiku për koalicionin me AAK-në dhe Nisman

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku, ka abstenuar në votimin e Këshillit të Përgjithshëm të LDK’së për koalicion me AAK’në e Nismën, por vendimin që u mor ai thotë se e përkrah.

Më 108 vota pro, Këshilli i Përgjithshëm i LDK’së javën që lam pas mori vendim që të ndodhë një koalicion i mundshëm qeverisës me AAK’në e Nisëmën.

Ministri në detyrë, Lumir Abdixhiku, që vjen nga kjo parti, thotë se abstenoi në këtë votim, por se e respekton vendimin që u është marrur.

“Kam pasur pikëpamje tjera sa i përket situatës aktuale dhe janë prezantuar në parti. Ne e kemi një vendim të Këshillit të cilin e respektoj”, tha ai, transmeton Gazeta Metro.

Kujtojmë se LDK ende nuk e ka marrur mandatin për të formuar Qeverinë, por nëse ndodhë një gjë e tillë, me gjasë partia e drejtuar nga Isa Mustafa do të hyjë në koalicion me AAK’në e Ramush Haradinajt dhe Nismën e Fatmir Limajt.

Gatishmëria për një veprim të tillë është konfirmuar nga zyrtarë të tre partive në fjalë.

Ndryshe, LDK gjatë muajit mars vendosi që të prishë koalicionin me VV’në e Albin Kurtit pasi konsideronin se kjo parti po i rrezikon marrëdhëniet me SHBA’në.

Për këtë arsye, me mocionin e iniciiuar nga LDK, Qeveria Kurti u shkarkua më 25 mars me 82 vota pro.