Qeveria e Kosovës

A do t’ua japin sot rrogat mësimdhënësve, Kurti e Murati?

Pasditen e sotme të 30 shtatorit do të dihet nëse mësimdhënësve dhe shërbyesve civilë të komunave, do t’iu dalin rrogat për muajin shtator, të cilin e kaluan në grevë.

Muajin e kaluar, pagën e muajit gusht, grevistët e morën disa ditë me vonesë, pasi që Ministria e Financave e drejtuar nga Hekuran Murati nuk kishte ekzekutuar pagat për mësimdhënësit dhe shërbyesit civilë që ishin në grevë, shkruan Demokracia.com.

Sjellja e Kurtit dhe Muratit, në raport me mësimdhënësit dhe kategoritë tjera që janë pjesë e grevës, ishte e paprecedentë, pasi që nuk kishte ndodhur në historinë e Kosovës që mësimdhënësit të mos marrin pagën e tyre mujore.

Ky ndëshkim i mësimdhënësve nga kryeministri Kurti dhe vartësi e tij, u kritikua ashpër pasi që nuk përbënte vetëm shkelje kushtetuese e ligjore, por ishte edhe jo-njerëzore.

Situata bëhej edhe më e rëndë në këtë kohë krize, kur inflacioni në Kosovë ka shkuar në rreth 20%.

Deri më tani, as Kurti dhe as Murati nuk kanë sqaruar nëse gjatë ditës së sotme mësimdhënësit dhe grevistët tjerë do të marrin pagën për muajin shtator, apo nëse do t’iu zbritet ndonjë shumë e caktuar nga ditët e grevës.

Kjo pritet të dihet më së largu në orët e padites.