Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka ftuar për një takim gjatë kësaj jave me familjarët e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Gazeta Nacionale ka mësuar se familjarët e Hashim Thaçit dhe Kadri Veseli nuk do t’i përgjigjen pozitivisht kësaj ftese.

Burimet e gazetës kanë bërë me dije se këto familje nuk do të shkojnë në Presidencë për takim.

Ndërkohë, i pari që ka reaguar rreth kësaj çështje ka qenë djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi.

Ndërkohë, edhe djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, ka lenë të kuptohet se nuk do t`i përgjigjet pozitivisht ftesës së Haxhiut.