A do t’i rikthehet muzikës Aida Baraku? – Flet Armend Rexhepagiqi

Pas një kohe shumë të gjatë larg skenës muzikore, Armend Rexhepagiqi është rikthyer.

Këngëtari i shumë hiteve të pavdekshme, qëndron prapa albumit të Tunës me titull “Fortuna” bashkë me gruan e tij Aidën, si dhe prapa projektit të fundit të Elvana Gjatës.

I pyetur se a do ti kthehet muzikës gruaja e tij Aida ai është shprehur kështu:
“Jo, ajo është operuar nga ndjenja e prezencës publike. Mendoj që është shumë e përmbushur me këtë si shprehet, përmes teksteve”, është shprehur Rexhepagiqi për gruan e tij.

Ndërkaq, Armendi tha se i ka munguar muzika gjithë këto kohë.