Sonte luhet ndeshja që me shumë gjasë do të jetë vendimtare për fatin e titullit të Premierligës.

Leicester City është mysafir i Manchester Cityt në ndeshjen e xhiros së parafundit.

Me fitore skuadra e Guardiolës do të merrte kryesimin, çdo rezultat tjetër i jep avantazh Liverpoolit.

Që City të shpallet kampion i përshtatet edhe kundërshtarit të sotëm, Leicester City i cili do të fitonte 5 milionë euro.

Me rastin e transferimit të Ryad Mahrez në “Etihad”, Leicester do të fitonte atë shumë si formë bonusesh nëse Gurdiola arrin ta shpall kampion skuadrën.

Ky mund të jetë një arsye që ish kampionët të mos përdorin të gjithë potencialin për këtë ndeshje.