Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli,ka ftuar në një takim të përbashkët për të mërkurën Presidentin, Kryeministrin, Ekipin Negociator, si dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga partitë opozitare ende të papërfaqësuara në Ekipin Negociator, LDK dhe VV, për të biseduar rreth koordinimit për dialogun.

Por një ftesë të tillë nuk po e pranon Lëvizja Vetëvendosje.

Deputetja nga radhët e VV-së Albulena Haxhiu, në një prononcim për Ballkani.info, ka thënë se nuk do të jenë pjesë e këtij takimi.

“Jo nuk do të shkojmë në atë takim, dhe nuk kem për t’ju përgjigjur ftesës së Veselit”, ka thënë Haxhiu për Ballkani.info.

Ndërkaq kujtomë se kuvendi ka miratuar projekt-rezolutën për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.