NATO
A do të zbrapset Rusia nga pushtimi i Ukrainës? Flasin nga NATO
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se nuk ka ndonjë shenjë nga Rusia për depërshkallëzim të situatës me Ukrainën.
“Nuk kemi parë deri më tani ndonjë shtensionim nga ana e Rusisë në kufirin me Ukrainën”, është shprehur ai, raporton BBC.
Stoltenberg ka shtuar se ka “sinjale” nga Moska rreth përpjekjeve diplomatike që japin “disa arsye për optimizëm të kujdesshëm”.