Regjisori i njohur kosovarë, Shkëlzen Sylejmani në intervistën për ballkani.info foli për krizën e fushës së artit gjatë pandemisë COVID-19, si dhe për projektet dhe aktivitet që kanë mbetur mbrapa si pasojë e kësaj situate.
“Gjendja e pandemisë Covid-19, jo vetëm në arte ka ndikuar edhe në fusha tjera, duke dhënë një rezultat negativ në fushën e artit në përgjithësi, për arsye se janë ndalë shumë aktivitete, dhe shumë projekte janë stopu. Gjithashtu i kam ndërpre xhirimet e një filmi të gjatë që e kam fillu para pandemisë, por pretendimet tona janë të fillojmë në shtator me xhirimet e filmit” tha ai.
Ai foli edhe për rëndësin e aktorëve në Kosovë, se vendi jonë bënë pak mbrenda atyre mundësive që ka për artistët. Por deri tani është bërë një punë e mirë, sa i përket filmit dhe artistëve.
Edicionit ‘Hyjneshat në fron’, tani është i njohurë për publikun vitin e kaluar ka realizuar edicionin e 12-të, ndërsa këtë vitë pritet të filloj edhe ediconi i 13-të, tha Sylejmani, i njohur edhe si drejtorë artistik i këtij Festivali.
“Festivali ‘Hyjneshat në fron’ është i themeluar që nga 2000-ta, nga atkori Besim Ajeti, ndërsa që një vit unë jam drejtor artistik i këtij Festivali, kemi realizuar ediconin e 12-të, jemi në përgaditje të edicionit të 13-të, duke parë gjendjën që është kriju me Covid-19, ndryshon gjithçka brenda organizimëve, deri në realizim. Ne kemi përgaditur një platformë, që do ta organizojmë përkrahë rregullave që i përshtatën kësaj situate me ‘Covid-19’, e cila është shumë më e vështirë. Këtë festival e kanë financuar Ministria e Kulturës, realishtë këtë vitë e kanë financuar me një shumë më vogël se vitev tjera, e kemi bërë një kërkes duke iu drejtuar Ministres Dumoshi, sekretarit, dhe departamentit kulturës, që kërkojm rritjen e buxhetit për këtë festival, duke marrë parasysh gjendjen e Covidit, gjithçka që paraqitet në këtë festival do të jetë në një hapsirë të hapur, që nuk rrezikon audiencën dhe mysafirët tonë që e përkrahin vazhdimisht këtë festival. Festivali këtë vitë do të mbahet me 25 shtator deri më 30 shtator, shpresoj që të mos jetë e rëndë gjendja e pandemis, që të jetë i mundshëm realizimi i këtij edicioni.” tha ai.
Ai në fundë dha një mesazh për të gjithë ata që duan ta ndjekin botën e artit, ngase është një numër i vogël që e gëzojnë të drejtën për tu bërë regjisor, Sylejmani tha se duhen të ju drejtohen akademis me një siguri të madhe për të qenë regjisor, dhe të punojnë në jetën e tyre vetëm me filmin, duke parë sa më shumë filma, dhe duke lexuar libra. “Një student i cili nuk shehë në ditë, një filëm artistik, dhe dy ditë nuk lexon një libër prej 400 faqeve, ai mos të i drejtohet regjis”.







