A do të vaksinohet live kundër koronavirusit?Përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama gjatë një lidhje në distancë me gazetarët, u pyet nëse do të vaksinohet live kur të vijë vaksina në Shqipëri.

Ai u përgjigj se: “Vaksinimi im live apo me regjistrim është një çështje që do ta shikojmë në momentin e duhur”.

“Nuk e di të ketë marrë përgjigje nga Covax-i. Jemi në një pozicion as më shumë as më pak të ngjashëm me vendet e rajonit.

Edhe BE-ja është në pozicion të vështirë të një planifikim tej mase i fryrë dhe shumë larg mundësive. Flitet për doza më pak se nga sa ishte parashikuar. Vaksinimi im live apo me regjistrim është një çështje që do ta shikojmë në momentin e duhur”, tha Rama.

Dje presidenti i zgjedhur Joe Biden u vaksinua live, ndërsa sot ky veprim erdhi nga kryeministrja serbe.