Ministri i policisë

A do të shkarkohet sot ministri Bejtush Gashi?

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Bejtush Gashi mund të shkarkohet sot nga kjo pozitë.

Burime të Ballkani.info brenda qeverisë thonë se Gashi ka shumë gjasa që sot të shkarkohet.

Arsye e shkarkimit përmendet konkursi për policë, i shpallur kohë parë, dhe i cili po përcillet me probleme.

Ballkani.info ka tentuar të flas me ministrin Gashi, por ai nuk është përgjigjur në telefon.

Po ashtu Ballkani.info ka tentuar të flas edhe me zyrtar të AKR-së, partia e cila i takon Gashi.

Të kujtojmë se Gashi ka vetëm pak muaj në krye të MPB-së. Ai erdhi në këtë pozitë pas sharkimit të Flamur Sefës, i cili u konsiderua fajtor për dëbimin e gjashtë turqve nga Kosova.

Ballkani.info do t’ju mbajë të informuar për këtë çështje. /Ballkani.info/