A do të ngritet çmimi i drunjëve?

Ulja e temperaturave shton nevojën për ngrohje më të lartë në shtëpitë tona.

Shitësit e drunjëve bënë të ditur për Ballkani.info se metri i drunjëve në treg aktualisht është 45 euro.

Ndërkaq ngritja e këtij çmimi sipas tyre, mund të ndodhë, vetëm në rast të kërkesave të shumta nga blerësit dhe uljeve të mëdha të temperaturave. /Ballkani.info