A do të ndryshojnë masat anti-Covid? Vitia sot takon kryetarët e komunave

Ministri i  Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ai i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, do të takojnë sot kryetarët e komunave dhe përfaqësues të Asociacionit të Komunave të Kosovës

Ballkani.info mëson se mbledhja virtuale do të mbahet në orës 10:00, ndërkaq temë diskutimi do të jetë edhe lehtësimi i masave kufizuese, gjë kjo e cila po kërkohet nga kryetarët e komunave.

Kryetarët e Komunave në këtë takim kanë diskutuar edhe për masat e tashme, zbatimin e tyre, efektin dhe për situatën pas datës 18 prill kur skadojnë këto masat e reja.

Në fund Kryetarët e Komunave janë dakorduar për rekomandimet e pushtetit lokal ndaj pushtetit qendror lidhur me situatën pandemike dhe masat e reja në këtë drejtim dhe në anën tjetër respektimin e masave nga ana e qytetarëve.

Ata i kanë rekomanduar qeverisë që të heqin orën policore dhe që gastronomisë t’i hiqen masat dhe të udhëzohen që të respektojnë distancën fizike edhe përmes tavolinave.

Po ashtu Qeverisë i është rekomanduar që të kenë prioritet vaksinimin e popullatës, të amandamentohet Ligji mbi pandeminë, të zbatohet pakoja e fundit e përkrahjes ekonomike dhe që të fillohet me pako të re përkrahëse.

Ndërsa, po sot pronarët e sallave të dasmave mbajnë takim lidhur me masat anti-Covid.