A do të ndryshoj politika gjermane në raport me Kosovën pas largimit të Merkelit?

Kancelarja gjermane, Angela Merkel nuk do të kandidojë për kryetare të CDU-së.

Në vitin 2021, Merkel nuk do të jetë më kancelare e Gjermanisë. Ajo po qeverisë Gjermaninë që nga viti 2005.

Analisti i çështjeve politike, Faik Krasniqi mendon se shtetet e mëdha si Gjermania nuk ndikohen nga individët:

“Shtetet e fuqishme të botës zhvillojnë politikë ndryshe në krahasim me shtetet e vogla, apo më mirë të themi në krahasim me shtetet jo mirë të konsoliduara. Ato shtete kanë dhe zbatojnë plane 20, 50 por edhe 100 vjeçare. Prandaj, nuk besoj që do të ndikojë largimi i Merkelit në marrëveshjet ndërkombëtare, sepse shteti nuk bazohet në individë. Shteti është më i madh se çdo individ, e sidomos në një shtet si Gjermania që njihet si shtet shumë serioz dhe i disiplinuar”, tha Krasniqi.

Gjermania ka arritur një progres të madh ekonomik duke u faktorizuar në nivel global. /Ballkani.info/