Paralajmërimi

A do të ndikojë largimi i Merkelit në përmbylljen e marrëveshjes Kosovë-Serbi?

Largimi i kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila sot ka paralajmëruar se nuk do të kandidoj për mandat të ri, do të ndikojë në gjithçka që do të ndodh në Evropë, por edhe në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kështu ka thënë sekretari gjeneral i Këshillit për bashkpunim evropian, Goran Svilanoviq.

Ai thotë se nuk dëshiron në këtë moment të spekulojë se në çfarë mënyrë tërheqja e Angela Merkelit do të mund të kishte pasoja në ndikimin dhe rolin e Gjermanisë sa i përket përmbylljes së problemit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, transmeton Ballkani.info.

Gjermania dhe Merkeli kanë qenë prijetare në shuarjen e entuziasmit që kishte kapluar Kosovën dhe Serbinë që zgjidhja e mundshem e konfliktit ndërmjet dy vendeve të bëhet me korrigjim të kufirit.

Në disa raste, si Merkeli ashtu edhe zyrtar tjerë të partisë CDU kanë dalë hapur kundër idesë së korrigjimit të kufirit. /Ballkani.info/