A do të kthehen sërish bashkë? Ledjana jep përgjigjen definitive për Mevlanin

Ledjana së fundmi ka shpalosur pothuajse të gjitha detajet e lidhjes së saj me Mevlanin.

Ajo tha se janë ndarë dhe se lidhja e tyre nuk është se ka qenë diçka e vërtetë.

Tutje, Ledjana shtoi se Mevlani nuk ka bërë asgjë drejt saj dhe të gjitha ato që ai thotë se i ka bërë për të nuk janë asgjë, pasi ato janë bërë me reklama sepse kanë qenë në një emision.

Ajo tha se kënga e cila ka qenë dedikim për të nga Mevlani e ka prekur pasi është kënduar në mos-prezencën e saj.

“Jam prekur për faktin që është kënduar kënga ime në një festë që nuk isha prezente me një person tjetër që kisha të paktën 3-4 muaj që zihesha për atë mashkull. Më duket injorim, nuk më duket respekt apo siç e morën disa që thanë: të këndoi këngën. Ai gjest ishte injorim për mua”, ka thënë Ledjana.

Ndryshe, Ledjana u pyet se a do kthehen sërish me njëri-tjetrin derisa dha një përgjigje definitive  “Jo”./ln/