A do të këtë “tavan” edhe për çmimin e bukës?, Flet ministrja Hajdari

Ministrja e Industrisë, Rozeta Hajdari është e ftuar në Kanal 10 ku po diskutohet edhe për rritjen e çmimeve.

Në Kosovë konsumatorët kohëve të fundit janë dëshmitar të rritjes së çmimeve të produkteve bazike. Madje është raportuar se në disa furra si në Prizren, Pejë çmimi bukës ka arritur në 60 cent.

Për këtë Ministrja Hajdari tha se nuk do të lejojnë që të ndodh sepse është e pa arsyeshme.

“Deri me tani nuk kemi hasur në rritje të çmimit të furnizimit me grurin dhe miell përderisa nuk ka rritje ne nuk do të lejojmë që tregu të manipuloj me konsumatorin. Konsumatori është i cenuar më shumë se asnjëherë për shkak të spekulimeve, shembull tregu i naftës”, tha ajo.

Ndërsa është pyetur se a do këtë një “tavan” edhe për çmimin e bukës siç ka ndodhur me naftën ajo tha se varet nga analiza e situatës.

“Do të presim nga grupi, nuk kam dëshirë të i paraprijë. Kjo kërkon një analizimin të situatës dhe ne do të veprojmë në bazë të analizës”, tha ajo.