A do të ketë sonte ndërprerje të rrymës shkaku i erërave, tregon KEDS’i

Gjatë ditës së sotme vendi ynë është përfshirë nga erëra të forta, të cilat kanë sjellur dëme materiale, si dhe nga rrëzimi i disa shtyllave elektrike në disa vende është raportuar që kanë mbetur pa rrymë elektrike.

Për të ditur më shumë rreth këtij shqetësimi nëse dikush sonte rrezikon të mbetët pa rrymë, për shkak të erërave të forta, Ballkani.info ka kontaktuar me Viktor Buzhalën nga KEDS-i, i cili ka pohuar që gjatë ditës së sotme ka pasur ndërprerje të shkurtëra të rrymës.

“Gjendja ka qenë pak më e rënduar në Komunë të Lipjanit, ku ka pasë prishje, por ato janë sanuar në afatin me të shkurtër nga ekipet e KEDS’it të cilat janë vazhdimisht në terren gjatë 24 orëve”-ka thënë Buzhala.

Ndërsa, i pyetur nëse këto prishje i riparuar KEDS, Buzhala, thotë:

“Sot gjatë ditës kemi pasur një ndalesë disa orëshe edhe në Rrugën B të Prishtinës. Por, kjo është bërë me kërkesë të policisë pasi kishte një aksident”.

Tutje Buzhala shton që është situatë alarmante, dhe se gjithçka është nën kontroll.

“Nuk ka ndonjë gjendje alarmante, pra situata është e qetë dhe aktualisht nuk ka ndonjë prishje që vlen të theksohet”- ka përfunduar Buzhala./Balllani.info/