A do të ketë shi këtë javë, flet Tahirsylaj

Java që sapo filluam pritet të jetë me temperatura më të ulëta se java që lamë pas.

Eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj në një prononcim për Ballkani.info, ka njoftuar se përveç uljes së temperaturave, kjo javë do të shoqërohet edhe me reshje shiu e shkarkime atmosferike.

“Temperaturat do të pësojnë ulje në krahasim me javën që lamë pas, minimalet shkojnë nga 14 deri në 16 gradë celcius, ndërsa maksimalet nga 26 deri në 28 gradë celcius, ndërsa nga fundi i javës do të bien në 20 gradë. Do të ketë reshje, të cilat kanë efekt pozitiv për kulturat bujqësore dhe për akumulimin e ujit për nevojat e bujqësisë dhe pijës,” tha Tahirsylaj. /Ballkani.info/

loading…