A do të ketë lirim të masave për fundvit, flet Sazan Ibrahimi


Kryeministri Avdullah Hoti dhe ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot në ora 14:00 do të takohen me këshillin e kryetarëve të komunave për të diskutuar rreth situatës me Covid-19, shkruan Ballkani.info.

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, në një bisedë me portalin “Ballkani.info”, ka konfirmuar takimin, duke thënë se ende nuk dihet  se çfarë do të diskutohet më gjerësisht në këtë takim.

Ai ka thënë se nuk dihet nëse do të vazhdojnë të jenë këto masa anti- Covid apo do të ketë ndryshim të tyre.

“Sot në ora 14:00 do të mbahet takimi i këshillit të kryetarëve të Asociacionit të Komunave të Kosovës me Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti dhe me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj. Do të diskutohet rreth situatës me Covid-19, por nuk dihet saktësisht çfarë do të diskutohet gjerësisht në këtë takim. Nuk e di nëse do vazhdojnë këto masa, apo do të ketë masa të tjera”, është shprehur Ibrahimi.

Kujtojmë që dje kryeministri Avdullah Hoti, ka deklaruar se janë duke u përgatitur për masat e fundvitit./Ballkani.info./