A do të ketë dasmë së shpejti? Flet Sara Hoxha

Sara Hoxha që nga bërja publike e lidhjes së saj me Ledri Vulën u bo një ndër emrat më të përfolur në mediat rozë.

Ajo është shumë aktive në rrjetin e saj Instagram, të cilin e përdor edhe si biznes.

Së fundmi blogerja ishte e ftuar në sfilatën e shumëpërfolur të Valdrin Sahitit.

Gjatë after-party-t, Sara u pyet nga gazetari i T7 nëse në planet e afërta të saj ishte një fëmijë i dytë. Mirëpo mesa duket për këtë pjesë blogerja është shumë e qartë.

“Jo pra, nuk ka plane. Nuk ka plane të afërta,”-është shprehur partnerja e Ledrit.

Çifti kanë shumë vite që janë në një lidhje më njëri tjetri, bashkëjetojnë gjithashtu, por nuk e kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në martesë. Të gjithë jemi shumë kurioz nëse do të kemi një dasëm madhështore së shpejti në estradën shqiptare.

Nuk e dimë akoma a do të ketë fustan të bardhe, por nëse po pse jo,”– ka deklaruar Sara.

Ju kujtojmë që Ledri dhe Sara janë bërë prindër të një vajze, Poem Blu një vit më 14 dhjetor të vitit 2020.