A do të kandidojë sërish për kryetar të Prizrenit, flet Mytaher Haskuka

Mytaher Haskuka, kryetar i Komunës së Prizrenit, është shprehur i pavendosur nëse do ta kërkojë mandatin e dytë në krye të kësaj komune, në zgjedhjet lokale që do të mbahen në fund të vitit.

Ai ka thënë se konkurrenca është e shëndetshme për demokracinë, duke iu referuar shpalljes së kandidaturës së Drita Millakut nga e njëjta parti – Vetëvendosjes.

Për vete ka thënë se ende s’ka vendosur, ndërsa ka shtuar se ka besim që nëse synon garimin do të marrë përkrahjen e partisë.

“Në aspektin e votimit të kandidatit, janë procedura. Shumë njerëz kanë aspirata. Mendoj se është e shëndoshë të ketë secili aspirata. Mendoj se do të kem përkrahjen”, ka thënë ai në Interaktiv.