BIK

A do të kandidojë Osman Musliu për myfti të Kosovës, përgjigjiet ai

Bashkësia Islame e Kosovës(BIK) ka hyrë në procesin e brendshëm zgjedhor.

Myftiu aktual, Naim Ternava pritet të kandidoj edhe për një mandat, raporton Ballkani.info.

Por, Kush do të jetë kundër-kandidati i tij?

Ballkani.info, ka kontaktuar me njërin ndër kritikët më të ashpër të Ternaves – imamin e Drenasit, Osman Musliu, duke e pyetur se a do të kandidojë për myfti të Kosovës.

Musliu, ka potencuar kategorikisht se nuk do të kandidojë asnjëherë për myfti të Kosovës;

“Nuk kam pas kurrë ato pretendime nuk e meritoj atë pozitë sepse aty duhet te jetë një hoxhë i ditur dhe burri më i mirë në Kosovë andaj nuk e shoh veten të tillë”, u shpreh Musliu.

Zgjedhjet në BIK gjithmonë kanë qenë interesante. Myftiu, Naim Ternava po synon mandatin e katërt me çfarë do të mbante pozitën e të parit të BIK-ut për 20 vite. /Ballkani.info/