Fadil Nura i PDK-së fitoi kundër Bekim Jasharit i cili garoi si i pavarur, e që vie nga familja heroike Jashari.
Nura i pyetur nëse e ka ftuar Jasharin që të jetë pjesë e ekipit qeverisës , u përgjigj shumë shkurt.
“S’kam koment”.
Ligji për Zgjedhje Lokale e përcakton që seanca konstituive thirret nga kryetari i zgjedhur.
Në rast se kjo nuk ndodhë atëherë atë e thërret këshilltari komunal në moshën më të vjetër, e nëse dështon edhe në këtë mënyrë, me kërkesë të shumicës së këshilltareve të zgjedhur thirret seance konstituive.







