A do të garojë PDK në komunën e Skënderajt nëse kandidon edhe Bekim Jashari

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka treguar në emisionin Pressing në T7 nëse subjekti i tij do të garojë me një kandidat në komunën e Skënderajt në zgjedhjet lokale që do të mbahen në fund të këtij viti.

Hoxhaj ka treguar nëse PDK do të kandidojë në Skënderaj nëse kandidon edhe Bekim Jashari, që është kryetar aktual.

Në zgjedhjet e kaluara lokale, PDK nuk vuri asnjë kandidat dhe u vendosë prapa Jasharit, por Hoxhaj ka treguar nëse këtë vit do të jetë ndryshe.

“PDK do të garojë në të gjitha komunat me kandidatët e saj. Nuk e konfirmova as Bedriun, as Uranin. Nuk do ta konfirmojë as zotëri Sami Lushtakun. E di që ai ka një respekt të thellë në atë qytet dhe rajon”, ka thënë ai.

“Një gjë mund të them sigurt. Kudo që ka komunë në Kosovë, PDK do të garojë me kandidatët e saj. Nuk dua që të shpalli emrat sonte pasi është vendim i partisë, këshillit dhe degëve”, shtoi ai. /Gazeta Express/