Artan Hoxha, gazetar nga Shqipëria ka folur në “Pressing” të T7 për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe akuzat që ngritën mbi të.
Ai përmendi Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit Dhe Krimit Të Organizuar (SPAK) që po e heton Berishën nga tetori i këtij viti.
“Në këtë moment, SPAK vepron kështu nëse nuk paraqitet menjëherë kalon në një masë më të ashpër të sigurisë, arrest me burg ose shtëpiak, prokuroria jonë shkon me masën e arrestit me burg Por pse nuk mund të arrestohet sot me burg Sali Berisha. Sali Berisha nuk mund të dërgohet në burg sepse legjislacioni shqiptar ka parashikuar pas moshës 75-vjeç ti nuk mund të shkosh në arrest në burg nëse nuk përbën rrezik për jetën e dikujt”,ka deklaruar Hoxha.







